Monday 6 April 2009

Lindja e Largët, joshëse për të papunët

Edhe në Drenas publikohet konkursi për punë në Afganistan


Në Zyrën Komunale të Punësimit vetëm për 3 ditë kanë arritur të plotësohën 9 aplikacione për punësim në Afganistan, ndërsa në Qendrën e Punës Sociale, numri i familjeve që marrin asistencë ka arritur në 1.917

Bekim Dobra

Drenas, 29 mars - Imer Gjokaj, nga fshati Tërstenik, është lodhur në kërim të një vendi pune, ndaj ka vendosur të aplikojë për punë në Afganistan, nese i shkrep fati. Ai tregon se që nga paslufta për dhjetë vjet kërkon punë përmes Zyrës Komunale të Punësimit, por asnjëherë nuk ka arritur të gjente një vend pune për të mbajur familjen. "Kam dëgjuar për konkursin e mundësisë së punësimit në Afganistan, ndaj nuk ka zgjidhje tjetër”, ka thënë Gjokaj. Nga ana tjetër, zyrtarë në ZKP-së kanë theksuar se me gjithë komunat e tjera, në Drenas interesimi i punëkërkuesve për të punuar Afgaistan është i madhë. Shefi i ZKP-së, Ragip Dervishi ka thënë se gjatë një jave që kur është hapur konkursi janë plotësuar mbi 15 aplikacione. Dervishi ka thënë se kriteret e caktuara në konkursin e shpallur i selektojnë mundësit e punësimit në këtë vend, ngase kërkohet njohja e gjuhës angleze dhe njohja e punës së përshtatjes së atij vendi. Megjithatë, shumëkush në Drenas mund ta shohë këtë konkurs si shpëtim. Statistikat e Qendrës së Punës Sociale, flasin për shifra alarmante të rasteve sociale. Avdi Gashi, Drejtor i Qendrës së Punës Sociale, ka theksuar se numri i shfrytëzuesve të ndihmave socale ka arritur në 1.917 familje. Rritja e këtij numri, drejtroi Gashi e ka arsyetuar me papunësinë e madheqë mreteron në këtë rajon .

No comments: