Thursday 18 September 2008

Drenasi pa ORA-në, ish-kryetari Dibrani paraqet dorëheqjen te kryetari I Komunës së Drenasit

Bekim Dobra

Drenas, 29 korrik - Dega e Partisë Reformiste ORA në Drenas ka nderprer edhe zyrtarisht ditën e martë të gjitha aktivitetet e saja politike në këtë qytet. Në një letër informuese të shkruar nga kryetari i deritanishëm i ORA-së në Drenas, Ismail Dibrani drejtuar strukturave komunale të Drenasit, përkatësisht kryetarit të KK-së Nexhat Demakut është mësuar se Dibrani si i vetmi përfaqësues nga ORA në Asamblen Komunale, asmble e formuar nga zgjedhjet e 17 nentorit, tani e tutje ai do ta ushtroi këtë post si këshilltarë i pamvarur në AK, ndërsa aktiviteti i kësaj “opozite të heshtur” nderpren të gjitha aktivitetet e saj politike dhe shuhet si degë në Drenas. Dega e kësaj partie edhe pse zyrtarisht ditën e martë është marrë vesh se shuhet si parti opozitare, zyra e kësaj partie që nga përfundimi i rezultateve të zgjedhjeve të 17 nentorit është mbyllur dhe nuk ka fonkusionuar, ndërsa aktiviteti i saj nuk është degjuar asnjëher. Kryetari i kësaj dege për tri vite Ismail Dibrani ka paraqit dorëheqjen e paevokueshme së bashku më kryesin e degës dhe është mësuar së shuhët partia në këtë qytet dhe se nuk do të ketë as edhe zyre, që paraprakisht ka nderprer të gjitha aktivitetet e saj në këtë qytet që nga pas zgjedhjet e 17 nentorit. Ish-kryetari i kësaj dege Ismail Dibrani gjatë një bisede ka arsyetuar vendimin për shuarjen e kësaj partie në Drenas. Ai ka thenë se ka angazhime e tij përsonale si dhe është bazuar në rezultatet e “dobeta” siç i çuan ai në zgjedhjet e fundit. “Kam angazhime për studime posdipolmike jashtë vendit, por edhe duke u bazuar në rezultatet e arritura tepër të dobëta në zgjedhjet e fundit, kam marrë vendim që të shuhet dhe t’i përmbyll të gjitha aktivitetet ORA në Drenas” ka thenë shkurt Dibrani. Asambleja komunale ka gjithsejt 31 këshilltarë, 22 janë nga radhet e PDK-së, 3 nga IBQ-ja, 2 nga AAK-ja, ndërsa nga një kanë LDK-ja, AKR-ja, LDD-ja dhe ORA, ku tani përfaqësuesi i kësaj të fundit aktivitetin e tij politik thot se do ta ushtron si këshilltarë i pamvarur. Mirëpo sipas disa burimeve të informuara brenda struktures politike udhëheqese të PDK-së në Drenas merret vesh se, ish-kryetari i degës së ORA-së në këtë qytet, Ismail Dibrani së bashku më kryesin e kësaj dege është në bisedime më partinë monopole në Drenas për fitim të zgjedhjeve që nga pas lufta, për t’u rikthyer në PDK kësaj partie.

No comments: