Saturday 15 November 2008

Holanda vazhdon të përkrah projektin për ndërtimin e një shkolle të mesme Bujqësore në Drenas



Si rezultat i një bashkëpunimi disa vjeqar ndërmjet dy shkollave të mesme të Drenasit më shkollën e mesme të Wellantcolege të Dordecht nga Holanda premtohët që të realizohët kërkesa e DKA-së

Bekim Dobra

Koha Ditore - Drenas, 15 nentor - Bashkëpunimi disa vjeçar në mes të dy shkollave të mesme të Drenasit dhe asaj të Wellantcolege të komunës Dordecht nga Holanda është zgjeruar edhe më shumë kur zyrtrarët komunal të Drenasit kanë mësuar nga profesoresha e shkollës Holandeze, Willma Kubbinga se kërkesae pë ndërtimin e shkollës së mesme Bujqësore i është paraqit Ministrisë së Bujqësisë së Holandez. Këtë lajm, profesoresha Willma e ka bërë gjatë një vizite që i ka bërë komunës së Drenasit ku është takuar edhe më zyrtarët me të lartë të KK-së. Ky projekt për ndërtimin e kësaj shkolle është paraqit shtetit të Holandës gjatë një vizite që i kishin bërë një grup nxenesish të shkollave të mesme në krye më drejtorin e DKA-së, Arsim Mehmeti në muajin korrik të këtij viti ku kishin qendruar për dy javë atje. Willma Kubbinga, profesoresh e shkollës së mesme bujqësore në Wellantcolege thot se është emocionale se si kemi filluar këtë ngjarje të bashkëpunimit. Ajo tregon se kanë degjuar dhe parë në television holandez se ato familje që kanë mundësi për t’i strehuar fëmiljet kosovar jetim të lajmërohën dhe tregon se vullnetarisht e kishin strehuar për tri javë Valentina dhe Avdi Sejdiut nga Pokleki i Drenasit, që pastaj ishin bërë edhe sebep i këtij bashkëpunimi së bashku më Lutfi Bytyqin nga Tërsteniku. Willma tregon se e kanë strehuar Valentinen dhe Avdin të cilët kishin qendruar në Holandë pas luftes që tash është pjes e këtij bashkëpunimi. Willma është e lumtur se mënyra e bashkëpunimit më nuk është privat, por edhe institucional, ku kreu i komunës Nexhat Demaku ka mirëprit disa here në takime këtë delegacion holandez. Willma thot se kërkesa e DKA-së është marrë dhe paraqitur në Ministrinë e Bujqësis së Holandes dhe kanë një shpres se ky projekt do të kaloi dhe së shpejti edhe të fillohët punimi për ndërtimin e kësaj shkolle të mesme bujqësore. Kryetari Demaku thot se për këtë projekt tashmë është njoftuar edhe Minsitri Hoxhaj i cili e ka mirëpritur realizimin e një kërkese të tillë. Demaku ka falenderuar këtë delegacion për bashkëpunimin. "Përfaqësuesit e shkollës së mesme bujqësore të Holandës kanë zgjedh komunën tonë për t’i ndihmuar dhe i jemi shumë mirënjohës, për dy vite radhazi nxenesit e Drenasit vizitojnë shtetin e Holandës dhe janë shumë të mirëpritur nga ta" ka thënë kryetari Demaku. Ai vlereson këtë lloj bashkëpinimi dhe shpreson që të vazhdoi edhe në të ardhmën, ndërsa për projektin në fjal thot se lokacioni tashmë është edhe i caktuar për ndërtimin e shkollës së mesme Bujqësore dhe vetëm presin realizimin final. Bashkëpunimi i Holandës më KK-në e Drenasi ka filluar që nga viti 2003 kur familja e Willmës kishte qendruar në Kosovë për disa javë. Në vitin 2005 një grup nxenesish nga Holanda prej më shumë se 30 vetave qendrojnë më disa javë ne Drenas dhe punojn në projekte të ndryshme, ndër to edhe në ndërtimin e një sere bujqësore në Terstenik. Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshem në vitin 2007, 22 nxenes nga Drenasi vizitojn Holandën. Bashkëpunimi është fuqizuar në fillim të vitit 2008 kur një grup nxenesish holandez vizitojn Drenasin dhe në kuadër të kësaj vizite riparojnë dy dhoma mësimi të SHF "Zenel Hajdini" në Tërstenik dhe një kopsht të fëmijeve më lodra sportive. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Holanda ka ndërtuar edhe dy shtëpi familjeve që nuk kishin strehim, një në lagjën e Ferronikelit dhe një në Komoran. Tani pritet që të miratohët kërkesa e Drenasit për ndërtimin e shkollës Bujqësore dhe ngritja e disa serave bujqësore. Mbreteria e Holandës është zotuar se ky bashkëpunim do të fuqizohët edhe më mundesimin e qendrimit dy vjeçar të profesoreve dhe nxenesve per të specializuar në universitete dhe shkolla të Holandës.

No comments: