Thursday 26 March 2009

Policët rrahin qytetarin në prezencë të femijëve

Pasi kishte shkuar t’i marrte dy fëmijët e tij në çerdhen pa vendparkim, babait i del punë me policinë



“Kur kam dalë jashtë kam parë të gjithën, për një moment më kanë shkuar sytë nga fëmijët dhe me vrap kam shkuar për t’i larguar nga vendi i ngjarjes, kur i kam sjellë në çerdhe, ata të tërët dridheshin nga frika. Nuk degjoja fjalë tjetër nga ta përveç ‘na kanë rreh policia babin’”, i ka përshkruar edukatorja e Rinorit e Rinës momentet kur policët kanë ushtruar dhunë ndaj babait të tyre

Bekim Dobra
Drenas, 21 mars - F.S, baba i Rinorit gjashtë vjeç, e i Rinës katër vjeçe, është rrahur nga policët e Policisë së Kosovës para syve të tyre dhe të shumë fëmijëve të tjerë të çerdhes “Ardhmëria” në Drenas. Ky banor i Çikatovës së Re e Drenasit, kishte shkuar të enjtën për t’i marrë djalin e vajzën e tij në këtë çerdhe, e cila pasi nuk ka vendparkim, prindërit detyrohen t’i ndalin veturat për pakë çaste në trotuarin karshi. Këtë e kishte bërë edhe S.F, por atij i kishte dalë punë me policët. Ata i kishinë bërë problem për ndaljen e veturës dhe e tërë situate kishte përfunduar me rrahjen e tij, përdorimin e sprejit që i kishte afektuar edhe Rinorin e Rinën, të cilët, përveç kësaj, janë ndarë të traumatizuar nga keqtrajtimi dhe pastaj edhe arrestimi i babit të tyre. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë rrefyer se si policia e kishte rrahur qytetarin në prezencë të fëmijëve të tijë, por edhe të fëmijëve tjer të çerdhes, ndërkaq zyrtarët e policisë arsyetohen se prindi që po i merrte fëmijët në çerdhe i kishte penguar policët në kryerjen e detyrës. "Policia ia ka tërhequr vërejtjën të dyshuarit, por ai ka penguar, fyer dhe sulmuar fizikisht policët ne detyrë zyrtare, ndërsa ata kanë bërë një rezistenc aktive jo pasive dhe i janë kundërvënë të dyshuarit", ka thënë togeri i Stacionit Policor të Drenasit Fehmi Hoti. Ai ka shtuar se F.S është dërguar në Stacionin Policor të Drenasit, pastaj në QKMF "Dr.Hafir Shala" në Drenas dhe në QKU në Prishtinë dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabile. Hoti thotë se Gjykata Komunale e Drenasit në procedurë të shpejt ka caktuar të dyshuarit arrest shtëpiak për 15 ditësh. Rrefimin në hollësi e ka dhënë të shtunën për gazetën bashkëshortja e qytetarit të rrahur, Qerime Bytyqi, e cila është police në Stacionin Policor të Drenasit. Ajo tregon te ketë marrë lajmin nga një koleg i saj derisa ishte ne detyrë zyrtare. Qerimja thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, atëherë kur fëmijët dalin nga çerdheja. "Automjeti i burrit ka qënë i parkuar përballë çerdhes dhe nuk ka qënë i vetmi, aty janë parkuar edhe tri vetura të tjera, sepse të gjithë në atë kohë marrim fëmijët dhe në mungesë të parkingut për pak kohë shfrytezojmë trotuarin", ka filluar të tregoj ajo rastin e ditës së 19 marsit. Qerimja rrëfen se është detyruar të marrë pushim mjekësor për të qëndruar afër dy fëmijëve të saj të traumatizuar dhe burrit të lenduar. Ajo thotë se, përveç bashkëshortit, nga shufrat dhe spreji i policisë janë prekur edhe fëmijët e saj. "Djalin e kam të lënduar nga shufrat e policëve dhe nga spreji që kanë përdorur në sytë e fëmijëve", ka thënë ajo. Qerimja tregon se kur ka arritur për t'i marrë fëmijët në çerdhe i ka gjetur të traumatizuar nga sjellja e policëve dhe thotë se aty kanë qënë edhe rreth 50 fëemijë të tjerë atë ditë kur ka ndodhur ngjarja. "Une vet jamë police dhe nuk kemi të drejt në prezencë të shkollave, çerdheve dhe frekuentimi i të miturve të përdorim dhunë e aq më pak përdorim para fëmijëve të shufrave dhe të sprejit", thot ajo. Ajo tregon se ka kërkuar nga policia që të hapë rast për ngjarjen që i ka ndodhur, por tregon se një gjë e tillë nuk është marrë parasysh nga Stacioni Policorë i Drenasit. "Kam njoftuar Qendrën për Punë Sociale, Këshilin e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut", ka thënë ajo. Ajo përmend edhe emrat e policëve që kanë qënë atë ditë, B.G, A.F,K.I, I.P dhe L.T. "Nga tramuat e shkaktuara fëmijët i kam dërguar edhe në spital dhe raporti i mjekut të pediatrisë kam marrë se fëmijët kanë pësuar stres traumatik", ka thënë ajo. Për këtë ngjarje Qerimja tregon të këtë angazhuar edhe avokat mbrojtës. Mihrie Halilaj edukatore në çerdhen e qytetit, tregon se atë ditë i ka dorezuar fëmijët prinderit, por thotë se pas një kohe ka dëgjuar piskamet e fëmijëve. "Kur kamë dalë jashtë kamë parë të gjithën, për një moment më kanë shkuar sytë nga fëmijët dhe me vrap kam shkuar për t'i larguar nga vendi i ngjarjes, kur i kam sjellë në çerdhe të tërë u dridheshin nga frika, nga ta nuk dëgjohej tjetër fjalë vetëm se na kanë rrahë policia babin", tregonte gjendjen rrënqethëse të fëmijëve Mihrija. Ajo pranon problemin e mungesës së vendparkimit për veturat që sjellin dhe marrin fëmijët, por shton se janë bërë disa herë kërkesa për rregullimin e një vendpakrim, gjë që nuk është zgjidhur asnjëherë. Edhe drejtori i çerdhës së qytetit "Ardhmëria", Nuredin Ibriqi, tregon incidentin e krijuar atë ditë dhe paraqet se problem kanë më nje vendparking ku do të mund të qëndrojnë veturat e prindërve të fëmijëve, por tregon se kërkesa e tyre ende nuk ka marrë kahun e realizimit.

2 comments:

drenasi said...

Me falni por me keta lloj njerez qe kemi ne stacionin policor te drenasit nuk do te hecimkurre perpara sepse keta njerez jan aq te mrapambetur sa qe nuk e meritojn te na ruajn sigurine tone .
sa i perket ngjarjes ky esht kulminacioni i nje dhune te ushtruar nga milicet ndaj nje prindi ne prani te femijeve qe ngjarje te tilla vetem ne Izrael i shohim.TURP per drenasin edhe komunen e drenasit qe ka nje polici te tille edhe nuk merren masa ndaj tyre .

drenasi said...

Sot me 30.10.2009 mrapa bllokut tre ne drenas policija e lidhen nje te ri 18-20 vjeq dhe ashtu te lidhur e goditnin si te qmendur pastaj e futen ne makine dhe prap ashtu te lidhur e rrezuan ne makine edhe prap e goditnin me grushta pamje qe do ti publikoj sepse vone edhe jo shum gjat por i kam filmuar me telefon (handy).dhe kjo e tera ne pranine tone deri sa ishin duke na verifikuar dokumentat e automjetit.Keso pamje kam pare ne vitet 90-98 por kunder atij lloj pushteti policor kemi luftuar e duhet luftuar edhe kunder kesaj dukurie Me besoni smund ta pershkruaj me fjale ate qe pashe sot per qka jam deshmitar kushdo qe do ta kerkoj nga une . andaj" Poshte policet e tille"